Rajoni një simbol i dinamikave të pabalancuara që identifikohet me tranzicionin e pafund dhe kompleks gjendet sërish në një pikë kritike, ku qeverisja dhe sistemi i një ekonomie në dukje konvencionale nuk përfaqësojnë një strukturim të qartë në terma të qëndrueshmërisë.
Paqartësia e balancave gjenerohet në disa aspekte jetike si:
– Menaxhimi problematik i resurseve dhe i paridimensionuar në aksione ekonomike në kuadrin e promivimit të interesit kombëtar
– Qasja e një strukture oligarkie ku kapitalizmi selektiv që ka deformuar edhe sjelljen politike
-Politika të paracionalizuara në raport me diplomacinë e investimeve dhe sovranitetit ekonomik
Gjeometria e strukturës ekonomike si pjesë integrale e aksioneve dhe formulimit gjeopolitik gjeneron një hapesire te madhe debati mes ekpertizash të ndryshme akademike, diplomatike, ekonomistësh, investitores në nivel ndërkombëtar dhe njohës të konsoliduar të konjukturave financiare dhe makroekonomike të cilat shpesh herë janë në themel të aksioneve diplomatike.
Në një rajon ku konflikti përsëritës dhe i trashëguar ka krijuar një terren solid që fuqizon aleanca antikombëtare dhe për këtë, mjafton t’i referohemi kërcënimeve të fundit konkretisht me forcimin e influencës ruso-serbe.
Rajoni, veçanërisht Shqipëria nuk ka qenë kurrë proteksioniste nga interesa diplomatike që nuk kanë prioritet Shqipërinë, përkundrazi e kanë frymëzuar influencën ruse nëpërmjet mekanizmave ‘’Open Balkan ‘’ etc duke konturuar disa tipare të pashëndetshme për integrimin europian siç :
– priotitete të udhëhequra nga fryma konliktuale , mosmarrveshjet historike që cenojnë stabilitetin rajonal
-Presionet e përbashkëta të sigurisë që lidhen me kuadrin e dobët institucional dhe ato që kanë të bëjnë me kërcënimet rajonale
Aktualisht arkitektura e oligarkisë e dizenjuar nga politika ofron një kapitalizem selektiv që deformon tregun e lirë.
Strategjia e menaxhimit te resurseve, si një segment i sistemit ekonomik dhe sovranitetit ekonomik, është një fragment vendimtar i formulave diplomatike me fokus ekonominë.
Kjo është nje nga sferat më delikate ku dinamika e trajektores ka diktuar instalimin e krizave.
Këtu lindin pyetje dhe dyshime, përgjigjet e të cilave relatizivizojnë çështje me rëndësi kombëtare si :
-Cilat instrumenta mund të përdorë Shqipëria për të forcuar në funksion të zhvillimit, sovranitetin ekonomik të vendit dhe për ta bërë atë të besueshëm si potencial i fuqishëm, jo thjesht si vendet që identifikohen me konfliktin dhe tranzicionin
-A është kërcënim serioz për Rajonin dhe EU paaftësia për të rritur vigjilencën dhe racionalizuar një partneritet nëpërmjet një hierarkie të vendeve që kanë interes në resurset tona, me qasje gjithmonë orientimin perëndimor dhe duke u bazuar te dinjiteti kombëtar dhe etika diplomatike
-A po i krijon hapësira ballkanike terrenin influencës serbo-ruse nga politikanët e paditur apo të kompromentuar në misionet dhe objektivat e tyre duke degraduar kështu moralin kombëtar
-Pse resurset ekonomike janë kthyer në një dëshmi alarmante që stigmatizon një rajon me një emigracion hemoragjik.
-A janë shoqëritë tona të afta t’i përgjigjen deformimit demografik dhe inkoherencës territoriale.
(Të gjitha parashtrimet e mësipërme, nuk janë retorikë dhe si të tilla, në planin drejtshkrimor duan “?” dhe në rrafshin praktik duan përgjigje)
Këto vende akoma nuk premtojnë që kanë fuqinë të marrin në dorë strukturimin politiko-ekonomik si prioritet dhe prezenca e institucioneve të huaja të shërbejë për partneritet efiçent.
Prespektivat janë të ndryshme dhe arsyetimet e shumë aktorëve akademikë dhe politikë bazohen në koincidenca fatkeqe të historisë, por në mënyrë eksplicite duhet theksuar, që vendet tona kanë vuajtur nga paaftësia për të koordinuar strategjitë e tyre dhe për t’u udhëhequr nga një vizion i përbashkët konstruktiv, që ngre nivelin e emancipimit politik në një standart të domosdoshëm dhe jetik.
Të gjitha këto kanë lejuar që tranzicioni të kthehet në SISTEM QEVERISJE dhe diplomacia ekonomike t’i shërbejë interesave këmbëngulëse antishqiptare.


