Kështu shkruan deputeti i Tropojës Isuf Çela, në rrjetet sociale.
Hakmarrje politike e konsideron deputeti Çela, veprimin e qeverisë për të zhvendosur çdo institucion në Kukës.
Ja postimi i tij:
Në fakt, ai e kishte paralajmëruar vendimin e qeverisë për ta shndërruar bashkinë Tropojë në një “fshat” pa asnjë institucion zyrtar.
📍📍Ndodhi ajo që kishim paralajmëruar,
Rilindja boshatisë Zyrat e Kadastrës Shtetërore të rrethit Tropojë duke ua transferuar për në Kukës!!!!!
📌I vetmi shërbim që kishte mbetur pa u mbyllur edhe këtë e mbyllën, hakmarrja politike dhe persekutimi i bandës së Rilindjes ndaj banorëve të rrethit më të varfër të Shqipërisë vazhdon!
📌Turp për ata që sot drejtojnë rrethin e Tropojës të cilët janë bërë palë me ata që nga Tirana dirigjonë planet e shpopullimit e hakmarrjes politike ndaj banorëve fisnik të Malësisë Gjakovës,duke mos bërë asnjë reagim për këto veprime arbitrare e në dëm të interesave të qytetarëve!!!
🔷Ajo që u garantojmë banorëve të Tropojës ësjtë se me ardhjen e PD në qeverisjen e vendit të gjitha shërbimet e transferuara jasht Tropojës do tju kthehen aty ku kanë qenë historikisht!