Ish kryeministri Sali Berisha, ka njoftuar në rrjetet sociale, se pasditen e sotme, në orën 19:00, do të takohet me konsumatorë dhe sipërmarrës të vegjël.
Ndalëm te ky njoftim, jo thjesht për takimin, sepse Berisha i ka të shpeshta bisedat me grupet e interesit, por tema është shumë e prekshme.
“Lufta për kafshatën” !
Ja postimi:
Miq,
Me temën “Lufta për kafshatën” do të takohem sot me konsumatorë dhe sipërmarrës të vegjël, si dhe me një grup ekspertësh të ekonomisë në orën 19.00.
Ju ftoj të më ndiqni këtu sipas dëshirës. #sb