Fëmija 6 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 05:00 në aksin rrugor Fier-Vlorë, pranë fshatit Panaja.
Shtetasi A. M, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijët, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit fëmija 6 vjeçar ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi dhe 2 pasgjerët e tjerë, shtetasja A. M., 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje mbërriti grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.