Një zjarr i madh ka shpërthyer mesditën e kësaj të hëne në Vlorë, në kodrën e Kuzum Babasë. Siç shihet dhe nga pamjet, pemët dhe shkurret që veshin faqen e kodrës janë ën flakë dhe zjarri po përhapet me shpejtësi.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve.
Zjarri rrezikon vendin e shenjtë të bektashinjve që vizitohet nga qindra turistë e besimtarë bektashinj, si dhe disa shtëpi të zonës. Po ashtu, në vendngjarje ndodhen dhe shërbimet e Policisë, për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të tjera.