Kështu shkruan deputeti i PL-së Petrit Vasili në një status në rrjetet sociale.
Ai e shoqëron postimin e tij edhe me një video ilustruese për dy qëndrimet e kryeministrit Edi Rama, ku në kohë të ndryshme mban qëndrime ekstremisht të kundërta.
Ja postimi i tij:
Çfare i pacipi, dje çirrej kunder basteve, sot pa pike turpi do qe t’i hape perseri.
Shiheni deri ku arrin lapangjozlleku i ketij.
Dje ulerinte se bastet shkaterrojne familjet, femijerine e shqiptareve dhe se i kontrollonte krimi i organizuar.
Sot me kurdisje gjoja federatash dhe drejtuesish rilindas sporti, po kurdis rihapjen e basteve me gjoja nisma per rihapje te basteve, qe gjoja me leket e basteve te ndihmohet sporti.
Pra Sporti sipas ketij u zhvilloka e perparoka me para bastesh.
Sporti eshte detyrim i shtetit qe ta finacoje me buxheti e shtetit.
Por ky e vjedh dhe grin buxhetin me inceneratore, koncesione e tendera dhe per sportin nuk mbetet asnje kacidhe.
Sporti nuk zhvillohet me bixhoz.

