Gledis edhe nëse e ke dhanë dorëheqjen je vonë! Tashma je shumë vonë! S’u lë gja mangut kukullave para teje, po ata ndrysh teje ishin ma të zgjuar Gledis, ishin dhelpna! Ti e din ç’a ishe, po ki gabue shumë randë Gledis, e nuk i falet nji djali të ri! Nëse kta plehat politike, vjedhin, mashtrojnë, bahen palë me krimin, mbulojnë vrasje e bëjnë aksidente, ti Gledis nuk mundesh me i ba asnja! Asht dam i madh me çunat e hashashit që ktheve në polici Gledis, bane hatana!
Edvini shet këdo jo ty që të ka thjesht një pështymë larg! Sa të mjere jeni që se kuptoni!
Ti me të drejtë mundesh me m’thanë; pa hë gjeje nja ma të mirë se mue? E di që ashtu e dah e ma keq ka me kanë pasuesi i jot! Po ka me kanë një i sprovuem tue dhanë prova për pushtetin! Do jetë ma i keq, ma i damshëm, e ma i aftë se ti, ama ti ishe zhgënjim i madh Gledis! Unë e kam ves të dyshoj në gjithçka pompohet mediave tona që shpesh ngjajnë me ju, me prapësitë tuaja! Edhe ti erdhe mediash Gledis siç mediash ban punë talljeje me shkarkime, pezullime e udhëtime nëpër vende krimi!
Unë ndryshe kolegëve të mi s’besova asnji sekond në ty! Kurrë! Mbase s’të intereson, po unë s’mundem me besue katapultimin e dhunshëm politik në krye të Policisë së Shtetit! Ti e di se unë e due ma shume se ti Policinë; e due fiks siç e deshe ti në fillimet e tua, po ti devijove! Unë jo! Edhe pse e di ç’a janë kolegët, ish-eprorët dhe vartësit e tu ndër dekada, unë prapë e gjej një arsye me e respektue policin në rrugë, të braktisun, të çuem për ndjekje penale, të sulmuem pse nuk iu shërben në afera e fushata mbjellje-korrjeje! Gjej pikërisht atë arsyen që iu mungon ju, ty e tanë pararendasve tue e ktyne që do vijnë mas!
Une Policinë e shoh si a-në e nisjes së t’bames së ktij vendi, ju e shihni si mjetin e mundshëm për me ba krejt punët tuaja dhe të pushtetit-mafie e mafies-pushtet! Sod jena në gjendjen kur bota e nandheshme gjëmon fort e kërcënon edhe ma fort! Po vlon mëria e hakmarrja 7 pash nantokë ku mendoni që e keni fut! Jo ti, po ata që të emëruen ty! Ty ndoshta s’ta ka msue kush se boll asht boll! Se ky boll nuk shkon ma ndej…
Mos u fshih hijesh! Shqiptarët e moçëm kanë pas nji shprehje të mençme si shumë syresh: “prite punën pa u bà, kur t’bahet mos ban zà”! Asht ba Gledis, e tash nuk duhet me ba zà hiç! Tash policat shihen si organizatë kriminale, shihen si plaçkitës e sundues! Nuk e meritojnë! E di! Nëse dikur shiheshin e konsideroheshin si të paditun, brutalë e ndonjë i veçuem edhe shok krimi, sod janë fshi të gjitha kto akte policash; prania e tyne në çdo punë të ndryrë politike e të fortësh me pushtet mafioz në ktë vend, i ka ba njerzit tu druhen! Në fakt njerzit nuk e dinë Gledis se polici i rrugës nuk asht ashtu, po ngaqë nuk i shohin ndonjëherë kta komisarat shumëdimensionale, krejt mërinë dhe urrejtjen ua lshojnë djemve e burrave që në fakt nuk e meritojnë!
Gledis ti nuk e shpëton dot policinë, po mos e fundos ma në emën të një pushteti zuzar, hajdut dhe kriminal….

