NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Noka, shkresë zyrtare Bashës: Dorëzo brenda 3 ditësh financat dhe çdo aset të PD !
    2 years ago
    Të Fundit
    SHBA ngrin vizat për Shqipërinë/ Reagon Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët
    23 hours ago
    35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin
    2 days ago
    Sali Berisha: Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare. Diktatura e Ajetullahëve obskurantistë në grahmat e fundit!
    4 days ago
    Prokuroria mbyll hetimet, kryebashkiaku Beci dërgohet për gjykim…
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ndrek Gjini: William Bland, enveristi i fundit në Londër
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Gjykata e Posaçme pushon padinë penale ndaj deputetit Xhelal Mziu, padi e depozituar për “shpifje” nga deputeti Agron Malaj .
Të tjera
Edith Harxhi, ish-zv.Ministre e Jashtme pyet kryeministrin Rama
Të tjera
KONSUMIMI I CMENDUR I LENGUT TE FRUTAVE/ Të ishte më i mirë se frutat, Zoti do krijonte lëngje në pemë
Të tjera
SHBA ngrin vizat për Shqipërinë/ Reagon Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët
Kryesore Politikë
Belind Këlliçi: Debati i stisur nga kreu i narkoshtetit!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ndrek Gjini: William Bland, enveristi i fundit në Londër

Neutrale
Last updated: 2022/08/29 at 7:35 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Kush ishte William Bland ?

William “Barbosa” Bland (Bill Bland), (28 Prill 1916 – 13 Mars 2001) ishte një marksist-leninist dhe doktor okulist britanik, i njohur si Enveristi me i paepur ne gjithe Briatanine e Madhe.

Bland lindi në Ashton, Lancashire dhe ndoqi shkollën per Gjuhesi në Mançester. Babai i tij ishte drejtor i një shtypshkronje, por humbi punën gjatë periudhes se viteve te Depresionit te Madh ne fillimin e viteve 1930. Per kete shkak William Bland u detyrua të linte shkollën për të gjetur punë qe në moshen 15 vjecare. Pas një vizite në Bashkimin Sovjetik në 1937, William Bland emigroi në Zelandën e Re në vitet 1938-39. Ai u kthye serish në Angli në vitin 1950.

Para se të bëhej një figurë kryesore e lëvizjes komunisto-enveriste anti-revizioniste në Mbretërinë e Bashkuar, Bland ishte anëtar i Partisë Komuniste të Zelandës së Re dhe Partisë Komuniste të Britanisë së Madhe.

William Bland e konsideronte Mao Ce Dunin një deviacionist të majtë ndërsa pohonte ende se Enver Hoxha ishte një Marksist-Leninist i vërtetë në traditën e Karl Marksit, Vladimir Leninit dhe Joseph Stalinit. Linja e Bland ndaj Mao Ce Dunit ishte problematike pasi Enver Hoxha dhe Mao ishin aleatë strategjikë në atë kohë. Pozicioni i Bland u forcua pas prishjes se marredhenjeve kinezo-shqiptare dhe ai formoi Lidhjen Komuniste të Britanisë së Madhe.

Bland ishte një nga themeluesit e organizates “Shoqeria Shqiptare” ne Angli, dhe tre vjet pas themelimit të saj ai u bë Sekretar i  Pare i saj, një post të cilin e mbajti pothuajse vazhdimisht për 30 vjet deri në rënien e regjimit komunist në Shqipëri. Ai ishte kryeredaktor i revistës së organizates “Shoqeria Shqiptare”, te titulluar “Jeta Shqiptare”.

Ai gjithashtu shkroi një fjalor anglisht-shqip i cili përfshinte informacione mbi jetën, kulturën, politikën dhe historinë shqiptare. Së bashku me komunistin enverist Amerikan, Jack Shulman, ai mori pjesë në Aleancën Marksist-Leniniste te (Amerikes se Veriut) dhe mbështeti Luftën Ndërkombëtare Marksiste-Leniniste (ISML).

Në 1991, ai ndihmoi në krijimin e  organizates “Shoqëria Staliniste”, megjithatë, ai u përjashtua më vonë nga kjo organizate nga një fraksion Maoist i saj.

Bland ishte bashkëautor i nje libri te botuar ne Londer me titullin “Web Tangled: Histori e Marrëdhënieve Anglo-Amerikane me Shqipërinë (1912-1955)”.

Historiani Peter R. Prifti e përshkruan trajtimin qe i ben ky liber incidentit të Kanalit të Korfuzit si “një ekspozitë mjeshtërore të atij incidenti tragjik. Prifti thote se ne liber ka mjaft te dhena te hollesishme dhe dokumente interesante rreth kesaj ngjarje. Ky liber shton ai eshte nje studim i mirë-hulumtuar nga W Bland dhe I. Price dhe sjell shumë fakte te pathena me pare qe hedhin drite  mbi shume te fshehta rreth ketij “incidenti”. Përveç punimeve teorike dhe historike, Willam Bland shkroi një numër dramash, drejtoi dy filma dhe prodhoi një balet.

Si “e njoha” une William Bland

Para disa vitesh nje mik dhe koleg i imi ne Galway, profesor ne Universitet i lendes se historise me thote nje mengjes se me ka sjelle nje dhurate. U cudita ne fillim. – Cfare dhurate te jete kjo? –thashe me vehte. Ai nxori nga canta nje liber me kapak te kuq. Ishte libri “Historia e Partise se Punes se Shqiperise” ne anglisht. Nje botim i shkelqyer dhe mjaft i kushtueshem i shtypur ne Londer ne vitin 1970. Libri ishte i mbajtur mjaft mire.

Me tha se ia kishte dhururar William Bland, gjate nje vizite qe ai kishte bere ne Dublin prane organizates se Partise Komuniste te Irelandes. Ai me foli hollesisht perreth Bland dhe drejtuesve te tjere te larte te Partise Komuniste Marksiste Leniniste te Anglise dhe Irelandes. Foli per shpenzimet marramendese qe ato benin dhe vizitat e tyre te shpeshte ne Shqiperi. I financonte Enver Hoxha, me tha ai. Kishin shume para. Na thonin se Shqiperia eshte vendi me i pasur ne bote. Ne ishim te rinj 18-20 vjecar, u besonim. Tani qeshim me vehte pasi me vone e kuptuam realitetin. Gjithesesi ne ate kohe ne na pelqente pasi ato na paguanin dreka, darka e hotele te kushtueshme per ne te rinjte “komuniste”.

Ky profesor i nderuar i lëndës së historisë tanimë është nje anti-komunist i flaktë, pasi e ka kuptuar se idetë e tij “komuniste” te moshes rinore ishin nje mashtrim. Ndaj dhe librin “Historia e Partise se Punes se Shqiperise” ne anglisht ma dhuroi si nje gjest shakatar.

Ai madje per t’i shkuar me tej shakase me tha se kur vdiq William Bland ne Mars 2001, nga Shqiperia mberriten telegrame ngushellimi nga kater Parti Komuniste Shqiptare dhe familjaret e tij nuk dinin se cila prej ketyre  Partive Komuniste ishte ajo e verteta, pra ajo ne te cilen Bland kishte besuar.

Dhe ne fund si per te bere shaka edhe me veten  dhe idealet komuniste te moshes se tij rinore ai e mbylli biseden me mua me nje shprehje te
George Bernard Shaw-t duke me thene: “Nëse në moshën 20 vjeçare nuk je komunist, atëherë nuk ke zemër. Por nëse në moshën 30 vjeçare je përsëri komunist atëherë nuk ke tru…”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Gjykata e Posaçme pushon padinë penale ndaj deputetit Xhelal Mziu, padi e depozituar për “shpifje” nga deputeti Agron Malaj .
46 minutes ago
Edith Harxhi, ish-zv.Ministre e Jashtme pyet kryeministrin Rama
7 hours ago
KONSUMIMI I CMENDUR I LENGUT TE FRUTAVE/ Të ishte më i mirë se frutat, Zoti do krijonte lëngje në pemë
9 hours ago
SHBA ngrin vizat për Shqipërinë/ Reagon Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët
23 hours ago
Belind Këlliçi: Debati i stisur nga kreu i narkoshtetit!
1 day ago

Gjykata e Posaçme pushon padinë penale ndaj deputetit Xhelal Mziu, padi e depozituar për “shpifje” nga deputeti Agron Malaj .

Edith Harxhi, ish-zv.Ministre e Jashtme pyet kryeministrin Rama

KONSUMIMI I CMENDUR I LENGUT TE FRUTAVE/ Të ishte më i mirë se frutat, Zoti do krijonte lëngje në pemë

SHBA ngrin vizat për Shqipërinë/ Reagon Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?