Aksidenti i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, saktësisht në Vajkal, ku një makinë tip “Golf” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal të thellë.
Sipas policisë së Bulqizës, mësohet se drejtuesi i automjetit udhëtonte bashkë me bashkëshorten dhe vajzën.
Për fat të mirë të tre personat nuk kanë pësuar dëmtime të rënda, ndërsa po hetohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.