Kështu shkruan ish kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale, duke ju referuar një video që dëshmon përmbytjet e sotme mbas rrebeshit që ra pasdite.
Ja postimi:
Tirana përmbytet në pak minuta me reshjet e para të shiut, Erion Djegësi nuk ndal betonizimin!
Është e turpshme që Tirana përmbytet sa herë që bie shi. Kjo ndodh për shkak se interesi i Erion Djegësit për të rregulluar situatën me kanalizimet është zero, por babëzia për të ndërtuar pa kriter e për të betonizuar në mënyrë të paligjshme e të çrregullt dhe bllokuar kanalet është e pakufishme. #sb