Policia e Qarkullimit Rrugor ka ushtruar kontrolle të shumta sot nga Morina në Kukës e deri në Konispol- Sarandë.
Konstatuar raste me shpejtësi deri 181 km/h, gjobiten 645 shoferë dhe u pezullohet leja e drejtimit për 45 prej tyre
Policia Rrugore ka njoftuar se 645 shoferë janë gjobitur për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor përgjatë paradites së sotme.
Po ashtu bëhet me dije se janë pezulluar 45 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara që varionin nga 171 km/h deri në 181 km/h.
Këto shkelje rrugore janë konstatuar kryesisht në autostradat Tiranë – Elbasan, Tiranë – Durrës dhe Fier – Vlorë, por nën vëzhgim kanë qenë gjithë akset rrugore kombëtare nga Kukës e deri në Sarandë.



