NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
    11 hours ago
    Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
    14 hours ago
    Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
    1 day ago
    Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Jamarbër Malltezi/ Për disa miq demokratë…Kundërshtar kemi vetëm Edi Ramën
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
Të tjera
Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone
Të tjera
Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
Kryesore Politikë
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
Kryesore Politikë
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Jamarbër Malltezi/ Për disa miq demokratë…Kundërshtar kemi vetëm Edi Ramën

Neutrale
Last updated: 2022/08/28 at 8:08 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Për disa miq demokratë që humbën rrugën

Më vjen keq që disa demokratë që u bënë deputetë kanë humbur udhën.
Në publik deklarohen se “janë me aleatët“ paçka se kjo ishte e njëjta parrullë që thonin “këpëratat“ aksidentale të parlamentit të vjetshëm.
Disa lumturohen me një rrugë jashtë shtetit, apo me një takim në kryeqendrën e perandorisë, paçka se ngjashëm u tallën ata që shkonin para 60 vitesh në kryeqendrën e perandorisë së asaj kohe.
Disa shiten lirë e turpshëm me një pritje në ambasadë apo me një foto.
Për gjynah janë ata që shpresojnë se duke e pasur mirë me të huajt “do vijmë në pushtet” apo “do vijojmë si deputet”.
Sa për kujtesë: 5 ambasadorë shkuan në 2021 për fushatë në Elbasan tek një ish demokrate që garonte me një parti të re e kinse “pa gjynahe”, por në fund nuk mori as 5% të votave që mori Luçiano Boçi.
Disa nga ish miqtë demokratë shkuan deri aty sa i bënë Zotit shok, duke deklaruar se “Zotit në qiell dhe Amerikës në tokë nuk i thuhet jo” duke mos përdorur as mendimin kritik si intelektualë, dhe duke injoruar se parimet bazë kushtetuese të Amerikës janë liria e individit, pavarësia e pushteteve, pafajësia derisa nuk ke aktgjykim të vleresuar në një proces të rregullt, etj.
Më erdhi keq se disa prej tyre e mbanin veten për besimtarë.
Kanë mbi 1 vit që nuk kanë prodhuar dot asnjë veprim kundra Edi Ramës, por ama kanë sharë dhe kanë aktivitet kundra-opozitar më shumë se mjero që ndan pazaret e Ramës.
Shajnë demokratët, i quajnë inferiore, dhe deliri i madhështisë i bën te ëndërrojnë se janë udhëheqësit e mëdhenj, por ju ka rënë për hise ca njerëz që nuk marrin vesh.
Këta nuk pranojnë të dëgjojnë anëtarët, por veç të urdhërojnë dhe të japin mend, se janë për të udhehequr e jo te ndjekin militantët që u ka ikur koha.
A nuk ju ka thënë kështu edhe ambasadorja X apo diplomati i shërbimeve Y?
Por rizgjimi i PD ishte moment madhor demokratik pikërisht sespe nuk ndodhi me emërime, me kulisa, por me zgjimin e demokratëve që nuk pranuan më genjeshtrat e servirura.
Mbi 60% e të mandatuarve të kuvendit firmosën kërkesën për mbledhjen e kuvendit.
Plot 4935 të mandatuar erdhën në stadium në Kuvendin Kombëtar të PD dhe gati 4500 votuan shkarkimin e ish kryetarit dhe kryesisë së pavotuar, por të emëruar.
Vendime që u ratifikuan nga thuajse 44,000 anëtare në referendumin e parë të PD.
Disa deputetë zgjodhën të injoronin anëtarësinë, të benin sikur nuk shikonin, biles deri të talleshin me anëtarësinë si të shitur për një teke raki, etj.
Më 8 janar 2022, dhjetëra mijëra demokratë shkuam në shtëpinë tonë të demokratëve që e kishin bllokuar me blinda ca të marrë apo të korruptuar (apo të dyja bashkë), por na helmuan me gaz lotsjellës shumë herë me keq se Edvin Rama.
27 demokratë përfunduan të helmuar në spital, por asnjë polic. Ata në pazare me Ramën futen policët banditë të Ramës që të dhunonin demokratët. Kurre nuk kish ndodhur një shitje e tillë.
Por në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit 2022, ndonëse rregjimi i Edvin Ramës i siguroi selinë, vulën, logon, hapësirë mediatike, mbështetje masive nga diplomatët, biles edhe para nga banditët e inceneratorëve (partneri i De Mare që grabitën 15 miljone € pa tender për Porto Romanon), të gjitha këto nuk bënë dot as 30% të opozitës. Megjithë këtë rezultat dërmues, ish kryetari deklaroi më 7 Mars se “Unë nuk kam humbur ndonjëherë ” duke vërtetuar zërat se ai kishte gjithnjë pazare dhe fitonte edhe kur PD humbte. Pazarxhinjte me Ramën ndonëse
të humbur dolën me tezën “eja shtyjmë çdo proces në PD deri pas 2 vitesh” pra vijojmë vegjetojmë duke ndarë ndonjë plaçkë me pushtetin.
Demokratet shtynë me 1 muaj Kuvendin Kombëtar që të mundësonin bashkimin e të gjithëve. Pati deputetë që reflektuan dhe u bënë pjese e procesit dhe u mirëpritën nga demokratët dhe u zgjodhen edhe në kryesi të PD si psh deputetja Ina Zhupa.
Vetëm pak muaj më vonë, në procesin gjyqsor që nje bandit i Soros-reformës në drejtësi ka hapur kundër deputetit Salianji (që fliste kundra Berishës në çdo media), Berisha çoi në gjykatë figurat më të larta të PD, përfshi Nenkryetarin, Sekretarin e Përgjithshëm dhe disa deputetë duke i treguar se opozita tashmë nuk shitet, se do jemi të gjithë bashkë në të mirë e në të keq. Disa nga të helmuarit me gaz me 8 Janar mbetëm pa tekst.
Por mendimi i ftohtë kritik të kujton se duhet reflekim nga të gjithë, duke respektuar mendimin ndryshe qoftë kur nuk të pëlqen, dhe duke mos harruar se armik nuk kemi asnjë demokrat, por Edi Ramën që e varfëroi vendin, vrau shpresën dhe po syrgjynos në azil shqiptarët. (Më shumë kërkesa për azil në BE ka nga shqiptarët sesa nga ukrainas dhe sirianë të marrë së bashku!)
Berisha shkoi në seli dhe ftoi në bashkepunim edhe të emëruarit (dhe jo të zgjedhurit) Alibeaj dhe Bardhi, por këta nuk pranuan pasi preferuan të terhiqen nga dora prej Taulant Ballës.
Duke parë se deputetë që reflektuan disa u zgjodhën me votë ne forume drejtuese, disa janë pjesë aktive e veprimtarisë së opozitës, duket qartë se ne forumet e larta të PD nuk mban njeri merakun se cilin ke mbështetur apo çfarë ke deklaruar para 6 muajsh.
Prandaj këta 4-5 ish miq – për të cilët më vjen keq që humbën udhën – nuk e kanë hallin me Sali Berishen e ca më pak me Oerdin apo Luçianon.
Hallin e kanë me demokratët e thjeshtë që nuk i dëgjuan, i shpërfillën, i tallën e i shanë deri publikisht dhe sot e kanë të vështirë të kthehen tek zgjedhësit, tek demokratët që u përballën me bandat e Edvin Ramës që këta të dilnin deputetë.
E kanë të veshtire të kërkojnë falje, të deklarohen se vendi im është aty ku janë zgjedhësit e mi e jo ku urdhëron Soros në mënyrë direkte apo përmes kukullave të tij në disa nivele.
Por vjeshta po vjen e bashkë me të edhe aktiviteti opozitar po shtohet.
Demokratët do dalin përsëri derë më derë me thirrjet për protestë, e natyrisht në mungesë të reflektimit dhe përfshirjes në protestë të deputetëve aktual, figura të reja do të dalin dhe duhen mbështetur.
Mjaft që të jenë njerëz të lirë, intelektual me mendim kritik dhe që nuk pranojnë pazaret, por betejën me të keqen që na ka pllakosur.

Neutrale August 28, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
9 hours ago
Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone
9 hours ago
Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
11 hours ago
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
14 hours ago
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
1 day ago

Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!

Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?