Një ngjarje thriller ka ndodhur në Naxos të Greqisë. Mediat raportojnë se u gjetën dy trupa në një çantë në plazhin e Fykios, në Kato Koufonissi, shkruajnë mediat greke.
Sipas informacioneve, për të dytin nuk është sqaruar nëse i përket një njeriu apo kafshe.
Siç u bë e ditur nga qendra shëndetësore e Naxos, për shkak të kalbjes së avancuar nuk mund të sqarohet nëse trupi i parë i përket një burri apo një gruaje.
Gjithçka ka nisur pasditen e së shtunës kur një turist ka njoftuar autoritetet dhe në vendngjarje ka shkuar menjëherë roja bregdetare.
Hetimi i çështjes është ndërmarrë nga Autoriteti Portual i Naxos, ku rasti në fjalë u shfaq në ishull pak kohë pas vdekjes së tmerrshme të një gruaje 36-vjeçare dhe fëmijës së saj 4-vjeçar në një pishinë në zonën e Plakës.