Artistja shqiptare Amanda Koçi, me emrin e artit Ava Max ka paralajmëruar se më 1 shtator do të sjellë për fansat këngën e saj më të re.
“Million dollar baby” do të jetë kënga e saj e re, të cilën ajo e paralajmëroi përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.
28-vjeçarja me origjinë shqiptare, në anën tjetër po kujdeset që herë pas here të publikojë edhe ndonjë imazh jo aq ëngjëllor nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, interpretuesja e hitit “Sweet but Psycho” publikoi disa fotografi të reja, ku dukej mjaft provokuese dhe përfshiu mijëra ndjekës në pëlqime e komente.