Infrastruktura rrugore është një prej pikave kyçe të zhvillimit të territorit.
Ofrimi i shërbimeve dhe realizimi i investimeve me standartet më të larta, është një prej parimeve të panegociueshme të punës tonë.
I lumtur që një tjetër lagje e vjetër e Shkodrës, siç është ajo që përshkon rruga “Dragushej”, po merr pamjen e merituar. Ndërhyrja e Bashkisë Shkodër me këtë investim ka përfshirë të gjithë rrjetin nëntokësor të kanalizimeve, asfaltim, gjelbërim, ndriçim LED dhe sinjalistikë të plotë rrugore.
Shkodra do të ketë vemendjen e merituar dhe investimet do të jenë proçes i pandalshëm pune për ne, për t’i dhënë qytetit zhvillimin e duhur.



