97 shqiptarë të vrarë nga policia, asnjë dënim, ndërsa për shqiptarët 25 vite burg per 16 kg hashash, 10 vite burg se vodhi kater dhi.
Janë fakte që askush nuk i mohon dot, fakte që tregon se vepron drejtësia greke kur ka përballë vendasit dhe shqiptarët.
ShqiptarI 55-vjeçar S. Veizi nga Konispoli vuan dënimim që nga viti 2006 pasi në një çantën e tij ju gjenden 16 kg hashash i papërpunuar dhe për këtë drejtësia e dënoi me 25 vite burg pa avokat dhe pa përkthyes.
Një shqiptar 35 u dënua në mungesë të tij me 10 vite burg, pasi ka vjedhur në bashkëpunim me një bashkëkombas 43-vjeçar katër dhi nga një stallë në Lalyssos.
Ngjarja ka ndodhur më 4 janar të 2010-ës. Në vitin 2016 dy shqiptarët u shpallën fajtorë nga Gjykata e Apelit të Dodekanezit për vjedhjen e katër dhive. Këto nuk janë dy raste të veçanta por tashmë penalizime të kësaj natyre janë kthyer ne fenomen në Greqi.
Por monedha ka dy pamje…
Nga rreth 200 vrasje që janë kryer ne Greqi ndaj shqiptarve, ku 97 vrasje i ka kryer policia policia vendase nuk ka asnjë penalizim e jo më denim.
Bëhet fjalë për shqiptarë të moshave nga 13-vjeç e deri në atë 64 vjeç, të cilët nuk bënin pjesë në grupet kriminale, nuk u vranë me armë në duar…u vranë sepse ishin shqiptarë




