Kryeministri Edi Rama do të shkoi në Beograd në 1 shtator.
Mësohet se në kryeqytetin serb do të zhvillohet një panair për verën, ushqimin dhe kulturën mes vendeve që janë pjesë e nismës “Open Balkan”.
Qëllimi i këtij panairi është promovimi i tre vendeve, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si destinacion turistik.
Në këtë panair pritet të marrin pjesë mbi 300 ekspozues nga 22 vende.