NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    1 year ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    12 months ago
    Dita e 144 e tubimit/ Berisha-emigrantëve: Ju jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri!
    1 year ago
    Të Fundit
    Konferencë për mediat/ Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me faktet dhe provat e farsës së 11 majit
    2 weeks ago
    Ironia e Flamur Nokës: Burgu tani ka një zë të fuqishëm në parlament!
    4 weeks ago
    Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri, BE të veprojë për të ndalur regresin në rrugën drejt integrimit
    1 month ago
    Takimi i delegacionit të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kryesuar nga z. Sali Berisha me Eurodeputetin Andrey Kovatchev
    1 month ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Gjon Mark Ndoj – simbol i qëndresës antikomuniste !
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
PARAGJYKIMI NGRENIES ME DORE EDHE PSE ESHTE I SHENDETSHEM
Të tjera
Basir Çollaku/ Kanuni i “Lekës” dhe “katundi” i Ramës
Të tjera
Reldar Dedaj/ Mikpritësi i gjithë botës merr molotovin në dorë
Të tjera
A mund të shpëtohet mbuloja e dëmtuar e centralit bërthamor Çernobil?
Të tjera
Presidenti Begaj në Ohër, takohet me Ali Ahmetin: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar shtetformues
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Gjon Mark Ndoj – simbol i qëndresës antikomuniste !

Neutrale
Last updated: 2022/08/26 at 8:09 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Nga Mark Ruci.

Pa frikë mund të pohohet me plot gojën se Gjon Mark Ndoj ishte një nga simbolet e rezistencës karshi regjimit komunist ashtu si në vitet e demokracisë promovoi me aktivitetin e tij, mirëkuptimin dhe nuk rreshti përpjekjet për konsolidimin e një demokracie larg hakmarrjes dhe urrejtjes për shkak të bindjeve politike .

Gjon Mark Ndoji lindi në vitin 1928, në Orosh të Mirditës. Përfundoi liceun “Iliricum” Françeskan në Shkodër dhe nisi punë si mësues.
Për shkak të veprimtarive antikomuniste, ai u arrestua në vitin 1946 dhe u burgos për dy vite. Pasi u lirua në vitin 1948, ai u riarrestua në prill të vitit 1949 për “miqësi me kriminelë” e dogma të tjera komuniste. Teksa 21-vjeçari qëndronte në hetuesi, ai lirohet nga akuzat e para dhe akuzohet direkt për vrasjen e deputetit Bardhok Biba, ngjarje që ndodhi më 17 gusht 1949. Pavarësisht paradoksit kohor, Ndoj u dënua me dy dekada burg, ndërkohë që i shpëtoi vdekje-pushkatimit.
I shleu të gjitha vitet e burgut, periudhë gjatë së cilës u mor me letërsi e përkthime.
Shkroi novela e tregime, si dhe tre drama dyaktëshe: Mujo Ulqinaku, Hasan Riza Pasha dhe Kordiani. Ka përkthyer nga frëngjishtja Historinë e Diplomacisë dhe Histori e Europës Moderne.
Është bashkautor në librin “Mirdita” (1997) dhe Kontakt Poetik (1998).
Ndërsa është autor i veprave: “Kardinal Ahuni”, “Ndëshkimi i pafajësisë”, “Davida e Kulakut”, “Luftëtarët e Mirditës”.
Gjon Mark Ndoji ka qenë kryetari më jetëgjatë i shoqatës të të persekutuarve politikë ndër rrethe, ku në Mirditë e drejtoi nga themelimi në vitin 1991 e deri në vitin 2002, kur dha dorëheqje për shkak të shëndetit të dobët.
Ai ishte në prag të botimit të ditarit dhe të sistemimit të një dorëshkrimi për Kosovën, kur ndërroi jetë në vitin 2006. Gjon Mark Ndoj la pas bashkëshorten Vitore dhe katër fëmijë: Tre djemtë Valentini, Alberti, Leonardi dhe vajzën e vetme, Vera , të cilët duhet të jenë krenar dhe të lehtësuar në zemrat e tyre për emrin dinjitoz dhe kujtimet e mira për babain e tyre .

Realisht jam ndjerë me fat që e kam njohur ( pasi ishte dhe njohje e hershme e babës sim ) , për bashkpunimin dhe miqësinë e sinqertë me të ashtu siç shpreh bindjen se demokratët mirditorë dhe jo vetëm duhet të ndjehen borxhli për një vlerësim dinjitoz ashtu siç e meriton aktiviteti i tij në shërbim të Mirditës .

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
1 year ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

PARAGJYKIMI NGRENIES ME DORE EDHE PSE ESHTE I SHENDETSHEM
11 hours ago
Basir Çollaku/ Kanuni i “Lekës” dhe “katundi” i Ramës
12 hours ago
Reldar Dedaj/ Mikpritësi i gjithë botës merr molotovin në dorë
13 hours ago
A mund të shpëtohet mbuloja e dëmtuar e centralit bërthamor Çernobil?
14 hours ago
Presidenti Begaj në Ohër, takohet me Ali Ahmetin: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar shtetformues
20 hours ago

PARAGJYKIMI NGRENIES ME DORE EDHE PSE ESHTE I SHENDETSHEM

Basir Çollaku/ Kanuni i “Lekës” dhe “katundi” i Ramës

Reldar Dedaj/ Mikpritësi i gjithë botës merr molotovin në dorë

A mund të shpëtohet mbuloja e dëmtuar e centralit bërthamor Çernobil?

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?