“Unë ja kam dhan besën e shqiptarit Zotit,
me prue dashni dhe paqe mbar gjithë botën”.
Këto janë fjalët e Nënë Terezës,
e lindur si sot, në vitin e largët 1910.
Nobelistja shqiptare bëri disa herë lutje me pa Shqipërinë, ku kishte nënën dhe motrën,
por komunistët nuk e njihnin Zotin e as Nobelin.
Nënë Tereza i shndërroi vlerat më të mira të shqiptarit në vlera të gjithë njerëzimit, prandaj emri i saj nderon shqiptarët kudo që ndodhen.