7 bashki të vendit ndodhen në vështirësi të mëdha financiare. Bashkia e Vorës paraqitet më rëndë nga të gjitha. Detyrimet e prapambetura deri në dhjetor 2021 ishin sa 53.13% e shpenzimeve totale të miratuara. Në përqindje të shpenzimeve faktike për vitin 2021, detyrimet e prapambetura në Bashkinë e Vorës ishin 90.54%.
Treguesi i vështirësisë financiare të Bashkisë Vorë është përkeqësuar shumë në tre vitet e fundit, nga 1.78% në 2019 në 53.13% në 2021.
Kjo është trashëgimia e Rilindjes.
E morën bashkinë në votimet e vitit 2019, kur ishte bashkia nr.1 në menaxhim dhe të ardhura, dhe e falimentuan.
Ky është modeli qeverisës i Rilindjes që duhet të marrë fund! Shqiptarët meritojnë qeverisje, jo bastisje!