Berisha ka deklaruar se drejtuesi i ri i grupit parlamentar demokrat do te jetë deputeti i Elbasanit Luçiano Boçi.
Boçi është zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i PD-së nënkryetar i Partisë, krahas Oerd Bylykbashit.
“Funksioni i kreut të Grupit Parlamentar do të kryhet nga Luçiano Boçi. Zhvillohen diskutime me të gjithë deputetët, proces i hapur për diskutime.
Boçi është de fakto dhe de jure kreu i grupit parlamentar. Edi Rama bën gjithçka kundër opozitës, por pa sukses. Treni ynë nuk do të ndalet, fiksojeni”, tha Berisha.