Rusët sulmuan me raketa një stacion treni në Ukrainë dhe 22 persona humbën jetën.
Ngjarja ndodhi në qytetin Chaplyne pa paralajmërim.
Autoritetet raportojnë se pesë nga viktimat e sulmit në qytetin lindor të Chaplyne u dogjën në një automjet. Mes të vrarëve është edhe një 11-vjeçar.
Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi sulmin në mes të një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ai tha se rreth 50 persona të tjerë janë plagosur.