Në Itali filloi zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 Shtatorit!
Të gjtha sondazhet flasin për një fitore të koalicionit të Qendrës së djathtë dhe të djathtë aty, Berlusconi-Meloni-Salvini-Cesa.
Një fitore kjo e rëndësishme jo vetëm për atë partner strategjik, por dhe për të djathtën europiane.
Një fitore ajo, që do “tingëllojë ” fort dhe në Shqipëri.
Një fitore kjo kështu dhe e shqiptarëve që jetojnë në Itali.
Megjithëse marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë konsideruar gjithmonë nga çdo qeveri italiane, pavarësisht ngjyrës politike të saj, shumë të rëndësishme, fitorja e koalicionit të djathtë merr një rëndësi të veçantë.
Kjo fitore do t’i japë një “ngjyrë ”, rëndësi e afërsi shumë më të fortë këtyre marrëdhënieve.
Është aktualisht ky i vetmi koalicion që mund të sigurojë një qeverisje stabël në atë vend mik, një “zë ” të fortë për Italinë në familjen europiane.
Elemente shumë të rëndësishëm pozitiv këta edhe për ne.
Na takon ne, në radhë të parë shqiptarëve që jetojnë e votojnë në Itali, që në këtë periudhë elektorale ta mbështesim këtë koalicion.
Kështu nesër secili prej nesh do të jetë “pjesë ” e fitores së tij.
Tritan Shehu/Fitorja e koalicionit të djathtë në Itali është dhe fitorja jonë!
Leave a comment
Leave a comment

