Gjatë prononcimit për media, sapo doli nga kryeministria, zv/kryeministrja Balluku tha, se paketa aktuale është në fuqi deri në muajin gusht, por ajo do të zgjatet edhe me tre muaj të tjerë.
Sipas saj nga kjo paketë përfitojnë të gjithë qytetarët që përdorin transportin publik, të cilët nuk do të kenë rritje të biletës.
“Ashtu siç jeni në dijen ne me aktin 225 kemi përcaktuar një masë kompensimi për të gjitha kompanitë e transportit publik, e cila ka qenë në fuqi deri në muajin gusht. Gjatë kësaj peridhe janë tërhequ 60 përqind e fondit, kjo dhe për shkak të procedurave dhe kushteve që duhen plotësuar.
Me aktin e sotëm është marrë vendimi që kjo paketë të vijojë në muajin gusht shtator dhe tetor”.