NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    “Aruba”/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani nxori vetëm emrat e biznesmenëve, jo të qeveritarëve! Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë!
    9 hours ago
    Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë
    2 days ago
    Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT
    3 days ago
    Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!
    1 week ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Djali kuçovar që shkëlqen në USA
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr. Milaim Nela/ EDHE NJËHERË PËR SLOGANIN “RAMA N’BURG, BERISHA N’BURG’!
Të tjera
“Aruba”/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani nxori vetëm emrat e biznesmenëve, jo të qeveritarëve! Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë!
Kryesore Politikë
SHBA dhe Irani kanë arritur zyrtarisht marrëveshje paqeje dhe nënshkrimi zyrtar do të bëhet më 19 qershor në Zvicër.
Bota Kryesore
Deputetja deklarohet e pavarur/ Av. Paulin Paplekaj: Skenar i Edi Ramës. Mos i besoni !
Të tjera
Basir Çollaku/ 500 milionë euro?! Darka e fundit/ Paratë në o-Aman ?!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Djali kuçovar që shkëlqen në USA

Neutrale
Last updated: 2022/08/25 at 8:22 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Livio Fetahu, nga olimpiadat, në Universitetin nr 1 të botës

Ai quhet Livio. Është vetëm 23 vjeç. Por CV-ja e tij është aq e pasur me eksperienca të shumëllojshme dhe rezultate të shkëlqyera, sa çdokush do t’i kishte zili. Pa përmendur diplomën që zotëron, marrë në një prej Universiteteve më të kërkuar në botë, Massachusetts Institute Of Technology. Një ëndërr në sirtar për shumë bashkëmoshatarë të tij në të gjithë botën, jo vetëm në Shqipëri.

Për ata që e njohin Livion, nuk është vetëm djali i olimpiadave, siç e quajnë rëndom miqtë dhe pedagogët e tij, pasi nuk numërohen pjesëmarrjet dhe çmimet, por dhe një pianist i talentuar. Pra, një djalë i kompletuar, një aset i vërtetë që i nevojitet shoqërisë, një talent 360 gradë.
Livio është një djalë i hijshëm, simpatik, paksa i ndrojtur, por me një energji pozitive të jashtëzakonshme, që të bën për vete sapo e takon.

U lind në qytetin e vogël të Kuçovës, por shumë shpejt familja do të transferohej në Tiranë, ku djaloshi u shqua për një inteligjencë të parakohshme që në hapat e para. “Ishte fëmijë dhe përpiqej t’i merrte maksimumin gjërave”. Kjo shprehje do të ishte rezumeja, të cilën prindërit e tij do të mësoheshin ta dëgjonin shumë shpesh nga edukatorët, mësuesit, pedagogët dhe bashkëpunëtorët e Livios në të ardhmen.

Arsimin 9-vjeçar e ndoqi në shkollën jopublike “Udha e Shkronjave” ku përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Krahas programit mësimor, Livio merrte rregullisht pjesë në olimpiadat që organizonte shkolla dhe jashtë saj, duke fituar çmime apo kupa, si në matematikë edhe në formimin e përgjithshëm.

Ndërkohë muzika vazhdonte të ishte pjesë e rëndësishme e kulturës mësimore të kohës, sa mund të thuhej me plot gojën, se në ato vite ajo ishte rivalja kryesore e matematikës, lëndën të cilën Livio e ardhuronte dhe që më pas do t’i kushtohej me shpirt dhe me zemër. Janë të shumta pjesëmarrjet e Livios në koncertet e ndryshme që organizonte shkolla, ku djali i vogël dallohej për dëshirën dhe pasionin me të cilin ia kushtonte të gjitha disiplinave.

Eksperiencat e para shkollore ishin mbresëlënëse. Ato e rradhitën Livion, një ndër nxënësit më të mirë të kësaj shkolle ndër vite.

Pas mbarimit të ciklit 9 – vjeçar, Livio iu drejtua gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, ku që në vitin e parë e përfaqësoi atë në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës, duke i dhuruar vendin e parë.

Po gjatë atij viti, Livio arriti të bëhej pjesë e shoqatës së “Nxënësve të Talentuar në Matematikë”, ku në cilësinë e anëtarit përfaqësoi Shqipërinë në Olimpiadën e Matematikës që zhvillohej në KepTown të Afrikës së Jugut dhe ku u nderua me çmim.

Ishin pikërisht rezultatet e larta, ato që e shtynë djaloshin e talentuar të provojë dhe njëherë vetën. Kësaj rradhe drejt kontinentit amerikan. Ai mundi të aplikojë dhe të fitojë një bursë studimi në John Babst, High School në Bangor Maine USA. Një shkollë e njohur për cilësinë e saj.
-publikuar para dy vitesh në Businessmag.al

Neutrale August 25, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr. Milaim Nela/ EDHE NJËHERË PËR SLOGANIN “RAMA N’BURG, BERISHA N’BURG’!
8 hours ago
“Aruba”/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani nxori vetëm emrat e biznesmenëve, jo të qeveritarëve! Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë!
9 hours ago
SHBA dhe Irani kanë arritur zyrtarisht marrëveshje paqeje dhe nënshkrimi zyrtar do të bëhet më 19 qershor në Zvicër.
10 hours ago
Deputetja deklarohet e pavarur/ Av. Paulin Paplekaj: Skenar i Edi Ramës. Mos i besoni !
10 hours ago
Basir Çollaku/ 500 milionë euro?! Darka e fundit/ Paratë në o-Aman ?!
1 day ago

Dr. Milaim Nela/ EDHE NJËHERË PËR SLOGANIN “RAMA N’BURG, BERISHA N’BURG’!

“Aruba”/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani nxori vetëm emrat e biznesmenëve, jo të qeveritarëve! Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë!

SHBA dhe Irani kanë arritur zyrtarisht marrëveshje paqeje dhe nënshkrimi zyrtar do të bëhet më 19 qershor në Zvicër.

Deputetja deklarohet e pavarur/ Av. Paulin Paplekaj: Skenar i Edi Ramës. Mos i besoni !

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?