NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rama të dorëhiqet, parlamenti të vetëshpërndahet”/ Grupi Parlamentar i PD: S’mund të ketë normalitet përballë një krize të thellë
    2 days ago
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    1 week ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    1 week ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    1 week ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Harallamb Kota/ PETRO NINI LUARASI DËSHMORI I DHJETË I GJUHËS SHQIPE
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Kryeministri Rama: Ka një dritare tek e-albania, futuni aty dhe do t’ju ndihmojmë…
Kryesore
Dhuna mbi protestuesit/ Pezullohen nga detyra dy punonjës të Policisë.
Kryesore
Kërkesa për largimin e Kryeministrit nuk mund të shpërfillet dhe as të bëhet shkak për përplasje të mëtejshme/ Ermelinda Meksi: Kur vendi është në krizë, urtësia të marrë fjalën!
Të tjera
Defekti në Itali godet Rinasin: Anulohen Milano, Torino e Verona
Të tjera
Skënder Hita: Nuk tërhiqemi, mos na e merrni për dobësi që nuk po veprojmë më shumë
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Harallamb Kota/ PETRO NINI LUARASI DËSHMORI I DHJETË I GJUHËS SHQIPE

Neutrale
Last updated: 2022/08/24 at 4:34 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Petro Nini Luarasi lindi në 22 prill të vitit 1865 në fshatin Luaras të Kolonjës. Në vitin 1873, Petro u rregjistrua nxënës në shkollën e Qestoratit që drejtohej nga mësuesi Koto Hoxhi. Pasi kreu mësimet dhe u pregatit për mësuesi, punoi mësues në fshatrat e Kolonjës, ku u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe dhe përgatiti një grup shokësh si mësues. Në vitin 1882, Petro Nini hapi Shkollën e Parë Shqipe në fshatin Bezhan të Kolonjës dhe bashkë me Gjerasim Qiriazin themeluan shoqatën protestante “Vëllazëria e Shqipërisë”. Në vitin1887 Petro Nini hapi shkollën shqipe në Ersekë dhe në vitin1892 hapi shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës e të Vakëfeve. Në vitin 1893, Petro Nini Luarasi u emërua Drejtor dhe Mësues i “Mësonjëtores” të parë shqipe të Korçës dhe punoi në atë detyrë deri në vitin 1894. Me largimin e tij, Drejtor i “Mësonjëtores u caktua Nuçi Naçi.  Në vitin 1904, Petro Nini emigroi në Amerikë ku mori pjesë gjallërisht në veprimtaritë patriotike të bashkatdhetarëve shqiptar. Me nismën e tij, u krijua shoqëria patriotike “Malli i Mëmëdheut”, shoqëria kulturore shqiptare “Pellazgu” dhe “Komitetet e Fshehta” për lirinë e Shqipërisë. Petro Nini Luarasi në vitet 1907-1908 u bë bashkëpunëtor i gazetës “Drita”, që botohej në Sofje të Bullgarisë dhe i gazetës “Kombi” e “Dielli” që botoheshin në Boston të Amerikës ku botoi shkrime patriotike e artikuj me karakter social-shoqëror e politik. Në vitin 1908, Petro Nini Luarasi kthehet nga Amerika dhe merr pjesë gjallërisht në lëvizjen xhonturkiste dhe lëvizjen kombëtare shqiptare. Në 14 Nëndor të vitit 1908, caktohet delegate i Kolonjës dhe merr pjesë në “Kongresin e Manastirit”, ku përkrah njësimin e alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe shkrimin e Gjuhës Shqipe me shkronja latine. Në vitet 1909, në Manastir, Petro Nini Luarasi punësohet redaktor në organin “Bashkimi i Kombit” dhe bëhet bashkëpunëtor i gazetës “Liria” që botohej në Selanik. Në gazetat ku bashkëpunonte, Petro Nini Luarasi botoi shkrime publicistike, pedagogjike dhe poezi. Në vitet 1909-1911 Petro Nini Luarasi u emërua Drejtor dhe Mësues i shkollës së Negovanit dhe botoi në Manastir veprën e tij me titull “Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit”, me të cilën mbrojti të drejtën e popullit shqiptar për kulturën e vet kombëtare dhe propogandoi idetë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, “Bashkimin në Luftë për Lirinë e Shqipërisë” pavarësisht nga besimi fetar. Për veprimtarinë patriotike, arsimore e politike u përndoq nga xhonturqit, grekomanët, andartët grek dhe Patrikana e Stambollit.
Petro Nini Luarasi Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë më 17 gusht të vitit 1911. Petro Nini Luarasi është Dëshmori i Dhjetë i Gjuhës Shqipe, pas dëshmorëve Pjetër Budi, Dhaskal Todhri, Naum Bredhi Veqilharxhi, Anastas Kullarioti, Jani Vreto, Koto Hoxhi, Pandeli Sotiri, at Llambro Ballamaçi e at Stath Melani. 
Mirënjohje: Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi më 13 janar 2012 i akordoi Petro Nini Luarasit (pas vdekjes) Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Figurë e shquar e kombit, një nga veprimtarët e ndritur të Rilindjes Kombëtare, luftëtar i paepur për zgjimin, emancipimin dhe prosperimin e kombit shqiptar, për çlirimin nga zgjedha osmane dhe formimin e shtetit komb të shqiptarëve, luftëtarit të madh të krijimit të arsimit kombëtar, si një nga shtyllat e çështjes kombëtare, vepër për të cilën dha edhe jetën.”

Neutrale August 24, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Kryeministri Rama: Ka një dritare tek e-albania, futuni aty dhe do t’ju ndihmojmë…
12 hours ago
Dhuna mbi protestuesit/ Pezullohen nga detyra dy punonjës të Policisë.
1 day ago
Kërkesa për largimin e Kryeministrit nuk mund të shpërfillet dhe as të bëhet shkak për përplasje të mëtejshme/ Ermelinda Meksi: Kur vendi është në krizë, urtësia të marrë fjalën!
1 day ago
Defekti në Itali godet Rinasin: Anulohen Milano, Torino e Verona
1 day ago
Skënder Hita: Nuk tërhiqemi, mos na e merrni për dobësi që nuk po veprojmë më shumë
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Kryeministri Rama: Ka një dritare tek e-albania, futuni aty dhe do t’ju ndihmojmë…

Dhuna mbi protestuesit/ Pezullohen nga detyra dy punonjës të Policisë.

Kërkesa për largimin e Kryeministrit nuk mund të shpërfillet dhe as të bëhet shkak për përplasje të mëtejshme/ Ermelinda Meksi: Kur vendi është në krizë, urtësia të marrë fjalën!

Defekti në Itali godet Rinasin: Anulohen Milano, Torino e Verona

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?