Kështu shkruan në rrjetet sociale zv/kryeministrja Belinda Balluku për takimin me ambasadoren Christiane Hohmann.
Ja postimi :
Kënaqësi të mirëprisja ambasadoren e Delegacionit të 🇪🇺Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann. Diskutuam gjerësisht mbi situatën⚡energjetike, një nga temat që është në fokus të vëmendjes kudo në bote, për shkak të krizës që po kalon ky sektor. E njoha ambasadoren me masat që Qeveria 🇦🇱Shqiptare po ndërmerr për përballimin e kësaj situate të vështirë, si dhe me avancimin e projekteve të mëdha që kemi në sektorin energjetik. Diskutuam gjithashtu edhe mbi projektet infastrukturore që lidhin vendin tonë me korridoret europiane. Mbështetja e #BE ka qenë dhe mbetet një shtysë e fortë në rrugën tonë europiane, ku pas hapjes së negociatave kemi hyrë në një fazë të re në të cilën Qeveria Shqiptare është angazhuar maksimalisht për përmbushjen e të gjitha angazhimeve, që na afrojnë me familjen e madhe të BE
🇦🇱🤝🇪🇺