NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
    15 hours ago
    Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi
    18 hours ago
    Konfirmohet me 37,341 vota pro, Sali Berisha falenderon demokratët dhe paralajmëron: Do përmbysim diktaturën e dytë.
    2 days ago
    Referendumi për kryetarin e PD, mbyllet procesi i votimit
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Av.Alfred Duka/ Akti terrorist i Qafë Valmerit.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
Kryesore Politikë
Kryeministri Rama pret në takim Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias
Kryesore
Jep dorëheqjen drejtori i i policisë së Tiranës, Elton Alushi
Kryesore
Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Lufta e Re/ Mafia e sigurtë, qeveri e pasigurtë
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Av.Alfred Duka/ Akti terrorist i Qafë Valmerit.

Neutrale
Last updated: 2022/08/23 at 11:52 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Terrorizmi, është një akt kriminal që kryhet nga një Bandë Kriminale, një Grup Kriminal, apo edhe nga një person i vetëm, që zakonisht nuk i adresohet një personi të caktuar, apo grupi personash konkretë, përveçse kur drejtohet ndaj një personi me cilësi të veçanta, siç mund të jetë një zyrtar i lartë i shtetit, apo ndaj një zyrtari të Drejtësisë, me qëllim krijimin e panikut dhe të terrorit në popullsinë që i adresohet ky Akt. Nga vetë emri, aktet terroriste janë të verbëra dhe të errëta në kuptimin e shënjestrës, por jo përsa i përket qëllimit të tyre, si psh, Gijotina e Revolucionit Francez, Bomba e Vefës, Vrasja e Falcones, Stacioni Hekurudhor në Spanjë për të kulmuar me Kullat Binjake që secila më vete patën atë impakt që dihen botërisht.
Strukturat shtetërore të diktaturave, në thelbin e tyre nuk se kanë ndonjë ndryshim me organizimin e Bandave kriminale, pasi funksionojnë mbi bazën e ca normave të ashtu quajtura ligjore, por që nuk e gëzojnë këtë cilësi, pasi nuk janë të pranuara ndërkombëtarisht, kanë një territor të caktuar që quhet shtetërore dhe e mbrojnë me çdo kusht duke e rrethuar dhe kontrolluar në mënyrë të rreptë, si hyrje, ashtu edhe dalje, pa pyetur për ato që quhen të drejta, si liria e lëvizjes  etj, të cilat edhe nën pushtim nuk kanë qenë të ndaluara. Psh, përgjatë sundimit Osman, lëvizja e lirë nuk ka qenë e ndaluar cep më cep të Perandorisë, nga Shqipëria po themi, e deri në Indi. Edhe nën pushtimin fashist, lëvizja nuk ka qenë e ndaluar për të lëvizur në të gjithë Evropën si shqiptar, po ashtu edhe për të hyrë në Shqipëri.
Por Liria Komuniste, asesi nuk i lejonte gjëra të tilla, pasi automatikisht o përfundoje në burgime të gjata, ose vriteshe në kufi, si në qindra e mijëra raste të ndodhura në vendin tonë të “lirë”, përgjatë gjithë kohës së komunizmit, zaten edhe pas kohës që largimi nga vendi me Ligj medemek nuk konsiderohej më Tradhti kombëtare!
Diktaturat, si forma denatyrore të qeverisjes, për të siguruar rregjimin, silleshin ndaj popullsisë së saj, si një Bandë Kriminale, duke e zhveshur njeriun nga çdo të drejte natyrore, siç janë, Liria e mendimit, e shprehjes, e lëvizjes së lirë, e pronës, e besimit, për të mos shkuar tek të drejtat politike, ndaj të cilave sillej shtazërisht me çdo mjet e mënyrë.
Gjithë Historia e Diktaturës komuniste në Shqipëri është një histori kriminale, por dy prej tyre, janë më kriminale se kriminalet. Konkretisht Akti Terrorist i Qafë Valmerit i 17 Gushtit të vitit 1949, pra 5 vjet pas vendosjes së regjimit komunist, si dhe ajo Ambasadorës Sovjetike një vit më pas. Përse vijmë në këtë përfundim?
Diktatura komuniste shqiptare, ka kryer Akte Terroriste me vendime gjyqësore! Po a mund të kryhet një Akt Terrorist nga organi më i lartë gjyqësor i një shteti? Po. Ka ndodhur.
Me Vendimin Nr 90, datë 16.08.1949, Gjykata e Lartë Ushtarake ka Urdhëruar dënimin me vdekje në litar të katër burrave mirditas, pushkatimin e dhjetë të tjerëve, si dhe dënimin e dymbëdhjetë të tjerëve me burgime të rënda, që të gjithë pa kryer asnjë faj. Absolutisht pa faj!
Nga çdo lloj leximi dhe studimi që mund ti bëhet këtij Vendimi, si nga një person që vetëm sa di shkrim e këndim e deri tek Juristi më i mirë që ka ky vend, apo më tej, bazuar plotësisht në ligjin e kohës, nuk mund të arrijë të kuptojë asnjë lloj lidhje me vrasjen e B Bibës.
Për ta lënë lexuesin krejt të lirë në gjykimin e tij, nuk do të merrem me analizën ligjore të këtij Vendimi, edhe për faktin se në asnjë rresht të tij, nuk ka një të tillë!
Por po postoj të plotë këtë vendim, si Kopje e origjinalit dhe duke qenë se është vështërsisht i lexueshëm, me përgjegjësinë e çdo fjale, e kam rishkruar.

Neutrale August 23, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
15 hours ago
Kryeministri Rama pret në takim Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias
18 hours ago
Jep dorëheqjen drejtori i i policisë së Tiranës, Elton Alushi
18 hours ago
Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi
18 hours ago
Basir Çollaku/ Lufta e Re/ Mafia e sigurtë, qeveri e pasigurtë
21 hours ago

Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!

Kryeministri Rama pret në takim Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias

Jep dorëheqjen drejtori i i policisë së Tiranës, Elton Alushi

Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?