Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Himarë.
Një automjet tip “Benz” ka aksidentuar një fëmijë 12 vjeçe, e cila është transportuar në spitalin e Himarës, për ndihmë të specializuar mjekësore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në lagjen “Potam”, Himarë.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit shtetasi E. Rr, është shoqëruar në rajonin e policisë Himarë.
“Sot, rreth orës 14:00, në lagjen “Potam”, Himarë, shtetasi E. Rr., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një fëmijë 12 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë drejtuesi i mjetit shtetasi E. Rr, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme”