“Pronari” i valixhes së zezë, në një intervistë që u botua sot dhe do vazhdojë dhe nesër në shtypin e shkruar, rikthen në vëmëndje ngjarjet e 2 Prillit 1991 në Shkodër !!!
Pas ish hetuesit Lame, i prononcuar pak kohë më parë, ky është rasti i dytë që ish funksionarë të regjimit komunist tentojnë të bëjnë diversion me atë ngjarje jashtëzakonisht sensibël për Shkodrën dhe për ne që ishim deshmitarë, pjesmarrës, të plagosur dhe për familjarët e Martirëve .
Si kryetar i Shoqatës 2 Prilli 1991, si pjesmarrës aktiv, si një nga të plagosurit e asaj ngjarje të madhe, që sa më perket solli “de facto” rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, jam i prirur të mos pranoj dhe të përbuz me neveri aludime mbi “përfshirjen okulte” të supozuar të disa personave të cituar në artikull të cilëve unë për arsye etike nuk do ia ripërmend emrat.
Media e shkruar dhe elektronike duhet që pas “scupeve” me ish persekutorë të kërkojë mendime dhe dëshmi dhe nga pala e dëmtuar, dhe kjo jo për “mëshirë”, por për hir të së VËRTETËS !
P. S
Gjithësesi gjej rastin të shpreh dhe “hatërmbetjen” për trajtimin ndër vite të familjeve të Martirëve, të plagosurve, dhe anëtarëve të shoqatës, kërkoj reflektim dhe vëmëndje më të madhe për ta.
Mos harroni se katër Martirët dhanë të shtrenjtën jetë dhe të plagosurit gjakun e tyre për karriget që gëzoni ju sot !!!
Mos u kujtoni për ta vetëm kur vendosni kurora mbi memorialin kushtuar ngjarjes, trajtojini me respektin dhe vëmëndjen që meritojnë, përndryshe turpi do ju mbulojë.
Harris Murana
Kryetar
“Shoqata Politike Antikomuniste Atdhetare 2 Prill 1991”