Vendimi ka hyrë në fuqi që nga 15 gushti…
Në sheshet dhe rrugët e Prishtinës ku ka shumë këmbësorë, ndalohen të qarkullojnë patinat elektrike.
Ato kanë shkaktuar 30 aksidente në 6 muajt e parë të vitit.
Ndaj kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama ka marrë vendimin për ndalimin e tyre së bashku me motoçikletat dhe biçikletat elektrike.
Kjo ndalesë do të zgjasë deri sa të miratohet rregullorja për përdorimin e patinave elektrike dhe ambientet ku mund të qarkullojnë ato.
Urdhëri u është shpërndarë Drejtorisë së Inspektimit, Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera që lidhen me zbatimin e këtij urdhëri.