Denoncoj dhe urrej kozmoharamët, demonët dhe globaloideatët që më flasin për barazi gjinore, për liri dhe të drejta të grave.
Më pëlqen t’i “ekzekutoj” këta përbindësha që femrën e kthyen në produkt, instrument në përdorim, në qënie vizuale vurnerabël, në manekin dhe sarkë në shpërdorim / penetrim, por që propagandojnë barazi mes një sistemi kalf, që po na çon në ditë apokaliptike.
Ç’barazi?! Do të kundërshtojmë natyrën dhe do të barazojmë të ndryshmet?!
Ndërkohë që po të njëjtit flasin për diversitet dhe sesi duhet ta pranojmë të ndryshmen. E dini cila është e ndryshmja, diversja, ai bythahengu që mund të veshë fustan.
E kuptoni absurdin? E kuptoni sesi tallen? Barazi nga një anë, diversitet nga ana tjetër.
Ngritën një sistem, prej dekadash tashmë, ku gruaja nuk është asgjë tjetër veçse objekt, orendi. E nxorën nga shtëpia dhe familja dhe e hodhën në rrugë gruan, për element vozitës dhe shëtitës, vallaha për t’i dhënë rolin e duhur në shoqëri, për t’i hapur flatrat, thua se dikush e kishte penguar ndonjëherë femrën e aftë për t’u evidentuar, apo për të qënë e realizuar!
Por po aq më vjen pështirë dhe keqardhje që femra sot e ka lëshuar veten dhe nuk ushqen më mendjen, shpirtin, frymën, nuk merret me primaten detyrë, fëmijët, por vetëshitet, vetëtregtohet dhe në fund të ditës numëron sa ‘likes’ ka dhe sa më shumë, apo sa më pak, se rivalet e saj.
Femra është bërë #fake, botoks dhe penel, efekte dhe lente për ta shitur me pak më shumë ‘likes’ veten ireale. Ku, tek kush, pse dhe përse?
Aunanizëm virtual!
Femra në botën e Krishterë ka qënë krijesa më e privilegjuar humane, ishte qënia e brishtë e burrit, por edhe forca shpirtërore dhe fryma për fëmijët dhe familjen. Aspak e diskriminuar, përkundrazi, burri në atë kohë kishte të gjithë peshën e familjes dhe sigurimin e mirëqenies së saj.
Dikur vetëm gruas dhe klerit i puthnin dorën burrat.
Dikur e vishnin dhe e trajtonin si fisnike, sot e zhveshin dhe e kthyen në qënie kaotike.
p.s.: sistemi burrin e ka tjetërsuar totalisht gjithashtu, është pa rol tashmë, por i ka dhënë avantazhin të përdorë më shumë, sesa të përdoret, çështje “butonash”.
Por janë të shumtë ata, që kurrësesi nuk kanë lidhje me sa më sipër. Ndoshta jemi dhe më shumë, por këta më sipër, për të cilët flas, bëjnë shumë bujë dhe shumë zhurmë, dhe duken e dëgjohen, betér! Këta janë mishërimi i sistemit.
Për të ardhur keq! Veçse keqardhje!

