Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në “Facebook” njofton se Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FZHSh) do të ndërtojë parqe të mëdha urbane në disa qytete.
Programi është quajtur “Dua të luaj”, shkruan Rama.
Ai e shoqëron këtë përshkrim me video të projektit N’Drin që do të realizohet në Lezhë, nga e cila kemi shkëputur foto.
Ja postimi i tij :
“DUA TË LUAJ” është programi i ri kombëtar i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili do të sjellë disa parqe të mëdha urbane në një sërë qytetesh të vendit😍
Ky është projekti i parkut N’Drin në Lezhë, i cili do të jetë së shpejti në kantier këtë shtator🙏
#TëBashkuarJoTëNdarë🫶
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#SkaKohëPërPushim🏃🏃♀️




