Bashkitë e vendit kanë borxh plot 184 milionë euro për energjine elektrike të papaguar nga ujësjellsat, ndaj OSHEE-së.
Një borxh i frikshëm ky, që çon drejt kolapsit jo vetëm pushtetin vendor, por edhe operatorin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Këto detyrime, që mesa duket vazhdojnë e rriten, vënë në pamundësi të funksionimit normal aktivitetin e dy enteve të përmendura, por me ndikim të posaçëm në gjithë ekonominë dhe shërbimet që duhet të marrin qytetarët.
Bashkitë e Durresit, Kavajës, Vlorës, Krujës, Kurbinit dhe Patosit, kanë borxh rreth 100 milionë euro.