Deputeti demokrat dhe kryesues i Qarkut Kukës, Isuf Çela, ka reaguar me një status në “Facebook”, për çmimin e palogjikshëm të naftës në vendin tonë.
Raportet zyrtare e rendisin Shqipërinë në vendet me çmimet më të larta në botë.
Bordi i transparencës vazhdon mashtron dhe rrjep qytetarët, shkruan deputeti Çela.
Ja postimi i plotë i tij:
“Global Price Indeks”:
Shqipëria në grupin e vendeve me çmimin më të lartë të naftës në botë.
Raportet e rendisin vendin tonë me çmimet e karburanteve më të shtrenjtë se Gjermania e Austria apo Singapori dhe në krye të listës për vendet e rajonit!
Ndërkohë që paga minimale nuk kalon shumën prej 350 $ dhe niveli i të ardhurave për frymë për familjet shqiptare është më e ulëta në rajon!
Bordi i të ashtuquajturës transparencës vazhdon dhe mashtron qytetarët shqiptar me dokërra dhe propagandë!!!!