Robert Lewandowski ka pasur një ditë të tmerrshme këtë të enjte me mbërritjen e tij në Ciutat Esportiva.
Ai ka qëndruar në derën e ambienteve për të nënshkruar autografe për tifozët në pritje të ardhjes së lojtarëve, siç zakonisht ndodh.
Pikërisht këtë kanë shfrytëzuar tre persona, që kanë gjetur rastin për të hapur derën e makinës së tij dhe kanë vjedhur një orë, me vlerë 75.000 euro, shkruajnë mediat.
Hajdutët kanë marrë orën me një rrip portokalli.
Së pari Lewandowski dhe më pas Mossos kanë ndjekur hajdutët.
Lojtari polak dhe Mossos më në fund kanë mundur të rimarrin orën e shtrenjtë.