(Kejsi Progni, studente në Gjermani)
Qenka i çuditshëm malli për Tiranën!
I çuditshëm, i paarsyeshëm, i pashpjegueshëm,
të tëra gojëdhënat, ëndrrat, lotët bashkohen në Tiranë.
Idealet ngrihen, meken, zbehen,
rigrihen sërish, mallkohen, iu thurrem, i flak sërish.
Bëj, t’ia kallëzoj ecejaket e mia,
po Tirana rishtaz më ka harruar,
nganjëherë edhe unë veten.
Më janë mburrur mjaft luftërat e bëmat,
afishohen lart me hënën.
Po neteve të pahëna?
Aty mbijnë të tjera beteja,
që syri i njeriut i injoron, fsheh, mohon,
Tirana i njeh me siguri,
ndryshe nuk do t’ia kishin lakmi
pabetejësinë!
Bëj t’ia them, t’ia bërtas, ta dëgjojë,
po unë përmallohem, Tirana jo!
Unë më tepër plakem, Tirana jo!
Unë zë ca mend më tepër, Tirana jo!
Unë iki, largohem, Tirana jo!
Köln 18.8.2022