Kisha dëgjuar përciptas mbi disa shtëpi karakteristike banimi të quajtura TRULLO të zonës së Monopolit, saktësisht në Alberobello, një qytet i vogël i këtij rajoni, të cilin nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë.
Është një zonë relativisht e varfër, me plazhe që janë shumë larg atyre të Shqipërisë në shumë drejtime, (dmth shumë më poshtë) shumë më e shtrenjtë se tek ne e megjithatë, me më shumë, shumë më tepër turistë se tek ne.
Të mos ishin trullot, asgjë nuk do të kishte për të ofruar ky vend.
Por ja që italianët kreativë si gjithmonë ia kanë dalë që ti kthejnë TRULLO-t në destinacion turistik botëror.
Fotot janë bërë nga dora ime e pa stërvitur për realizime artistike dhe aparati im është shumë i keq për detyra të tilla, por megjithatë besoj se materializojnë mjaftueshëm mendimin për të cilin hodha këto mbresa…