Një këshillë e sinqertë kjo dhe e dobishme nga ministrja Mirela Kumbaro.
Ajo shkruan në rrjetet sociale, se në Himarë, në një pikë shumë panoramike ishin grumbulluar mbetje të ndryshme.
Ja postimi i plotë i saj:
❕Meqë e nisëm ditën me Himarën, po ndaj edhe një episod që ka të bëjë me ♻️pastërtinë, më shumë me sjelljen tonë ndaj natyrës që e duam ta shijojmë, por harrojmë ta respektojmë!
🏰#KalajaHimares, me një krah nga Skutaraja e Qafa e Vishës, me sytë nga deti mbi Livadh, braktisur nga banorët në fund të viteve 40′ mbetet një sit shumë interesant për vizitorët qoftë për rrënojat, por sidomos për pamjet fantastike që sheh prej aty 📸⛰️🌊
🔴Por ç’borxh 🤦🏻 na ka kjo pjesë e natyrës dhe e trashëgimisë kulturore që ta përdorim si trampolinë për mbetjet tona?!
🔴Po punonjësit e bashkisë së Himarës që rrezikojnë dhe jetën duke u kacavjerrë në shpatin e Kalasë për të mbledhur plehrat që ne hedhim pa teklif…❓❗
Prandaj ta mendojmë dy herë para se të lëshojmë nga dora në natyrë çdo mbeturinë që shëmton atë që na pëlqen aq shumë!