Ne e kemi popullin tonë që 600 vjet lutet në një gjuhë që nuk e kupton, në një gjuhë që i drejtohet Zotit.
Nuk e din as çka po i thotë Zoti e as çka po i thotë ky Zotit: ‘Eudhu bilahi mine shejtani rrahim, bismilahi rrahmani rrahim’.Unë po e di që Rrahmani e Rrahimi po përmenën këtu, edhe shejtani, por çka thashë nuk po muj me e ditë. Po jetojmë që 600 vjet dhe nuk e kanë pa të arsyeshme që këto dovë e lutje të përkthehen në gjuhën tonë, O burr i botës!? Unë e besoj Zotin fort e jo me pallavra. Si është e mundur që të lejojmë të lutemi në një gjuhë që s’e kuptojmë?
Adem Demaçi, 24 korrik 2013