Kryeministri Edi Rama, duke ju referuar dy blogerëve kanadezë, shkruan se 76 mijë amerikanë kanë vizituar Shqipërinë.
Ja postimi i plotë i tij :
🚣♀Lumi i Shalës dhe Liqeni i Komanit janë destinacionet që po kthehen ndër më të preferuarit e turistëve të huaj🙏
Dy blogerët kanadezë 🇨🇦 Steve&Ivana së bashku me miken e tyre amerikane 🇺🇸 kanë vendosur t’i eksplorojnë përmes lundrimit me kajak këto perla të natyrës shqiptare, duke e ndarë me ndjekësit e vlogut të tyre këtë përvojë unike🤝
🔴7️⃣6️⃣ mijë vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në këta shtatë muaj, 50% më shumë se një vit më parë;
🔴E po ashtu rritje e ndjeshme e turistëve nga Kanadaja prej nga kanë ardhur 1️⃣3️⃣ mijë vizitorë krahasuar me 5️⃣ mijë të së njëjtës periudhë vjet😊