Drejtori i parë i shkollës Normale, Luigj Gurakuqi në fjalimin e tij programatik ka theksuar: “Elbasani, sikundër asht mezi i Shqypnisë landore, ashtu do të jetë dhe mezi i Shqypnisë mendore. Këtu katundari me qytetarin, malsori me fusharin do të bahin nji. Këtu Toska me Gegen do të derdhen, do të mbeten, do të përzihen bashkë, do të përnjishmohen e do të harrojnë emnat e tyne, do të marrë një trajtë e nji ftyre të përbashkme, këtej do të dalin shqyptar, vetëm shqyptar“.
Kujtojmë se Shkolla Normale u krijua dhe u ngrit me ndihmën financiare vullnetare të popullit. Ndihmat për Shkollën Normale nuk munguan të vijnë nga të katër anët e Atdheut, që nga Kosova, Dibra, Elbasani, Berati, Frashëri, Manastiri, Gjirokastra, Filati e të tjerë, nga klubet dhe gazetat jashtë Atdheut“.
PHD Fatmir Terziu/ “Toska me Gegën-shqyptar, vetëm shqyptar” Luigj Gurakuqi

Leave a comment Leave a comment