Një tjetër rënie rekord e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare, sot vlerësohet se nafta ka zbritur në standardin e para sulmit të Rusisë mbi Ukrainën.
Çmimi i naftës në bursat botërore bie sërish në nivelet e para luftës në Ukrainë. Në bursën e Teksasit, çmimi për fuçi luhatej sot mes 88 dhe 89 dollarëve.
Paradoksi ndodh me çmimin e naftës në vendin tonë, ku bordi i transparencës është hermetizuar dhe “nuk merr lajme” se çfarë ndodh duke e lënë çmimin në shifrat mbi 2.2 euro.