Në takimin e organizuar sot me mësues dhe ekspertë të arsimit, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka thënë se, nga 9 vite më parë, ne numërojmë 208 mijë fëmijë, nxënës, studentë më pak në shkollat tona.
Kemi një rrokullisje prej 27%. Dhe ju jeni dëshmitarë të gjendjes reale të nxënësve, gjendjes familjare, mes fshatit dhe qytetit, mes të mëkëmburve dhe të varfërve, kemi një shpërfillje ndaj figurës së misionarit të këtij procesi që është mësuesi. Kemi një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit. Gradualisht është spostuar edukimi i bazuar në vlerat, liritë, dinjitetit, me edukimin e nënshtrimit të bazuar në nënshtrim. Është vendosur një kontroll i turpshëm mbi mësuesin.
Qëndrimet e tyre në median sociale janë jo të pakta rastet kur ata janë pushuar, apo transferuar për statuset në Facebook-un e tyre. Por është i papranueshëm trajtimi i tyre material.
Berisha: Kemi 208 mijë nxënës dhe studentë më pak në shkolla nga viti 2013.

Leave a comment Leave a comment