Të dhënat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA), tregojnë se në muajin maj kanë aplikuar për azil gjithsej 1,123 shqiptarë, nga ku 930 janë aplikime për herë të parë, ndërsa 193 janë aplikime përsëritëse. Shifrat bëjnë me dije se krahasuar me muajin prill, i cili regjistronte 920 aplikime, kërkesat janë rritur me 22%.