Nga Rose Milligan (1922-2011)
[“Po mundohem ta shqipëroj (rikrijoj pa i’a ndyshuar thelbin) për miqtë këtë poezi të bukur)” shqip ngaFestim Shytaj]
Ngrini pluhur në duhet…!
Ngrini pluhur po duhet, por pse s’vizatoni,
qëndisni një letër dhe miqtë t’i kujtoni,
të mbillni një farë, një kek të gatuani,
midis dua, duhet, më mirë ta peshoni…?!
Ngrini pluhur në duhet, por kur do baritesh,
të notosh në ujëra, malet t’i shëtisësh,
të shijosh muzikë, libra të lëçitësh,
të çmosh miqësitë, jetën ta vozitësh…?!
Ngrini pluhur në duhet, por bota vazhdon,
dielli përndrit sytë, flokt era trazon,
dēdora valëvitet dhe shiu vallëzon,
ikën dita s’kthehet, si sot më s’agon…!
Ngrini pluhur në duhet, por fikso, mba mend,
vjen pleqëria dhe nuk sjell shend,
dhe kur të kesh ikur (do ikësh se s’bën…),
ti dhe vetja jote, pluhur anë e kënd…!


