Gjendja mjerane në varrezat e Tufinës nuk është vetëm çështje paaftësie, por mbi të gjitha është çështje e mungesës totale të respektit per dinjitetin e njeriut!
Bashkia e Tiranës në 7 vitet e fundit i ka zgjeruar varrezat e Tufinës vetëm me 1 hektar dhe për sistemimin e kësaj hapësire vetëm në një vit ka tenderuar mbi 300 milionë lekë.
Së pari, hapësira është fatkeqësisht e pamjaftueshme, dhe kjo i hap rrugë abuzimeve si në rastin e muajit të fundit ku u arrestuan drejtues të bashkisë që shisnin hapësirat e varreve deri 1500 Euro!
Apo si skandali me zhvarrosjen e foshnjave…!!!
Kjo nuk është thjeshtë paaftësi në planifikim, por mbi të gjitha është çnjerëzore!
Së dyti, pavarësisht fondeve publike të tenderuara e të shpenzuara, pamjet flasin për një realitet dhe kushte mjerane, mes plehrave dhe dherave!
Këtu është e domosdoshme të bëhet transparencë se si janë shpenzuar paratë nga taksat e banorëve të Tiranës!
Kjo nuk është paaftësi në menaxhim, por shpërdorim dhe abuzim me paratë e qytetarëve!
Tirana ka nevojë për një plan të ri dhe afatgjatë për zgjerimin dhe mirëmenaxhimin e hapësirave në varrezat e Tufinës.
Tirana ka nevojë për një ndërhyrje imediate për pastrimin dhe sistemimin e hapësirave për varreza publike.
Tirana ka nevojë për njerzillëk dhe ndjeshmëri, që dhimbjes dhe fatkeqësisë së familjarëve, të mos u shtohet edhe stresi i ditës së fundit të lamtumirës, mes plehrave, me baltës në dimër e pluhurit në verë!!!
Respekti për të vdekurit është vlerësim për të gjallët.
Bashkia e Tiranës është në agoni