Në orët e para të mëngjesit të sotëm është plagosur Princ Valentino Corleone.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se nga hetimet e para në vendin e ngjarjes e dyshuar në lidhje me rastin është një grua shtetase e Kosovës rreth moshës 22-vjeçare, e cila dyshohet se e ka shkrepur armën.
Një armë Pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për gjykatë, thuhet në njoftim.