Një arsye më shumë për t’u ” arratisur” në Voskopojë…Janë disa njerëz që të bëhen aq të afërt sa ti çuditesh edhe me veten.
Pa i njohur as që të bie ndërmend se në një çast, në një vend të panjohur mund të gjesh njerez që për pak ditë të ngelen përherë në kujtesë. Mirësia, kujdesi, bisedat e ngrohta familjare ta bëjnë edhe më tepër magjik pushimin.
Ku janë këta njerëz, në një kohë, kur bota po shkon drejt akullimit?!
Janë atje, diku në një cep të botës, duke jetuar ndershmërisht me djersën e punës së tyre.
Atje ku natyra e mrekullueshme garon me shpirtin e tyre.
Atje ku duket se bota ka ndalur rrokullimën e çmendurisë së saj dhe paqja e qetësia pushtojnë gjithçka përreth.
Quhen Gerta dhe Tani…
Mund të kenë edhe emra të tjerë…
Se ata më dhanë shpresë që Mirësia shumëfishohet…