Në aksidentin që ka ndodhur paraditen e sotme dhe që u raportua për një viktimë, fatkeqësisht mësohet se mund të jenë dy humbje jete. Policia e Kavajës njofton se në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, një mjet kamion, me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip Benz, me drejtues ende të paidentifikuar.
Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona.